Autobiografia e Modric: Dita kur Mourinho bëri Ronaldon të qajë

Në autobiografinë ‘Sipas mënyrës sime’ që tashmë ka dalë, Luka Modric ka treguar disa episode në mënyrë të vecantë atë të një polemike mes Jose Mourinhos dhe Cristiano Ronaldo që gati u shndërrua në një sherr të madh.

‘Ishim duke fituar në Kupën e Mbretit 2-0, por Ronaldo nuk e ndoqi mbrojtësin e krahut të skuadrës kundërshtare gjatë një aksioni rivënie-tregon Modric-e pashë Jose të tërbuar me Cristianin dhe të dy patën një debat të ashpër dhe mund të them se reagimi i trajnerit më la të befasuar. Kur hymë në dhomat e zhveshjes në pushimin e sfidës pashë Ronaldon gati të lotuar nga zemërimi; ‘Unë jap më të mirën dhe ai vazhdon të më kritikojë’ thoshte. Kur Mourinho hyri dhe vijoi ta sulmojë sa nuk plasi sherri me grushta. Vetëm ndërhyrja e lojtarëve të tjerë nuk lejoi të ndodhë’

Modric kujtoi dhe sfidën Real Madrid-Juventus në prill të 2018 që hyri në histori për një penallti të fituar nga Reali në minutat shtesë  që solli eliminimin e bardhezinjve dhe që provokoi protestat e Buffon ndaj arbitrit Oliver

‘Kur bëhet fjalë për Realin e Madridit protestat janë gjithnjë të ashpra-vijon Modric-e vërteta është se ajo ishte penallti e pastër dhe më erdhi keq që të shihja Buffon të reagonte në atë mënyrë’.

Sfidanti.al