Aubameyang nxit Arsenalin për rinovimin e kontratës

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang hap temën e rinovimit me klubin londinez. Në një intervistë për televizionin francez ‘Telefoot’, sulmuesi nga Gaboni bëri të doitur se ende nuk ka marrë asnjë propozim për rinovimin e kontratës dhe klubi e ka kycin për qëndrimin e tij nëse e dëshiron këtë gjë

‘Nuk kam marrë asnjë propozim për rinovimin-tha Aubameyang-Kam folur me drejtuesit e klubit përpara disa muajsh, por ata e dinë se përse nuk ka ndodhur asgjë deri tani. Klubi e ka celësin I takon të bëjë punën e tij’.

Aubameyang nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit të tij te Topcinjtë me të cilët aktivizohet që nga viti 2017 kur u transferua pasi la Borussia Dortmund, por shtoi se nuk do të nxitohet në marrjen e një vendimi.

‘Jam në një fazë të rëndësishme të karrierës sime-tha Aubameyang-dhe të jem I sinqertë duhet të marr një vendim shumë të vështirë. Por të jetë e qartë, nuk kam marrë ende një të tillë, mund të jetë më I rëndësishmi I jetës sime’.

Sfidanti.al