Atletiko synon Kavanin me 35 milion, PSZH-ja bën lojën për 50 milionë

PSZH-ja është gati të shqyrtojë çdo ofertë që ka ardhur ose do të vijë për sulmuesin e saj me përvojë, Edison Kavani. Sipas informacioneve më të fundit, kandidati më serioz që ta blejë golashënuesin e lartpërmendur uruguaian është Atletiko e Madridit.

Burime franceze bëjnë të ditur se PSZH-ja nuk do ta shesë Kavanin më pak se 50 milionë euro që për momentin përbën problem për klubin e mësipërm spanjoll që nuk do të japë më shumë se 35 milionë për sulmuesin uruguaian. Sidoqoftë, vetë Kavani është gati që të transferohet për tek Atletiko, madje, sikurse thuhet, ka filluar të bisedojë për kushtet personale.

Nëse Kavani do të shitet, atëherë PSZH-ja do të përpiqet që të blejë sulmuesin e Lilit, Nikolas Pepe, që momentalisht vlerësihet 70 milionë euro.

Sfidanti.al