Atletiko Madrid kërkon Kavanin, Paris Sën Zhermeni I kërkon 10 milionë Euro

Atletiko Madrid ka një sërë emrash sulmuesish në listën e shpenzimeve në merkato, por në të vërtetë Los Colchoneros duan vetëm Edinson Kavanin dhe duket se e kanë nisur punën për ta sjellë atë te ‘Ëanda Metropolitano’, kjo për faktin se uruguajanin e kërkon vetë trajnerin Diego Pablo Simeone

Sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’ ekziston tashmë një bisedë mes Drejtorit Sportiv të Atletikos, Andrea Berta dhe atij të Paris Sën Zhermenit, Leonardo për Kavanin me transalpinët që shfaqën gatishmërinë për të lejuar atë të largohet në këmbim të 10 milionë Eurove.

Cmimi I kërkuar nga Paris Sën Zhermenit është mëse I pranueshëm për Atletiko Madrid dhe mendohet që në ditët e tjera mund të konkretizohen të gjitha detajet duke qenë se edhe vetë Kavani, pavarësisht ofertave që ka marrë, është më shumë I interesuar për projektin e klubit madrilène ku së bashku me Moratën dhe Zhoao Feliks mund të jetojë një ndër periudhat më të mira të karrierës së tij si futbollist

Sfidanti.al