Atletico Madrid, Diego Costa i dedikon golin futbollistes Virginia: E pabesueshme, nuk kam fjalë.

Pas golit të barazimit të shënuar në ndeshjen me Athletic Bilbao, sulmuesi i Atletico Madrid tregoi fanelën e skuadrës së Simeones me numrin 14 dhe me emrin Virginia; dedikimi është për lojtaren e skuadrës së femrave të Atletico Madrid, Virginia Torrecilla që në fund të muajit maj iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për tumor në kokë dhe tani po kryen periudhën e rehabilitimit për t’u kthyer në fushën e lojës.

Gjesti i Diego Costës padyshim që e preku futbollisten e cila shprehu mirënjohjen ndaj kolegut të saj nëpërmjet rrjeteve sociale. ‘Nuk kam fjalë, je i pabesueshëm, faleminderit nga zemra-shkruante Virginia Torrecilla në profilin e saj në Twitter

Sfidanti.al