Atalanta, Skrtel i thotë ‘Po’; kalohet pengesa Barbara

Atalanta ëndërron një goditje të madhe në merkaton e transferimeve dhe kërkon të përfitojë nga rasti e të sjellë në Bergamo, Martin Skrtel i cili tashmë nuk ka skuadër pasi e ka mbyllur kontratën me Fenerbahcen. Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, ditën e enjte agjenti i futbollistit sllovak, Ksonto shkoi për të takuar drejtuesit e Atalantës dhe duket se takimi rezultoi pozitiv.

Teknikisht nuk ka më asnjë pikë dyshimi për operacionin, por ajo që i komplikoi jo pak gjërat ishte bashkëshortja e futbollistit, Barbara që ndihet shumë mirë në Stamboll dhe nuk dëshiron të transferohet në një vend tjetër. Kështu që futbollistit iu desh të punonte për të bindur Barbarën për transferimin e tij te bergamaskët dhe lajmet e fundit thonë se ai ia ka dalë mbanë. Kjo bëri që Skrtel të pranojë ofertën e Atalantës dhe shumë shpejt ai pritet të firmosë me zikaltrit një kontratë 1 vjecare me opsion rinovimin e saj edhe për 1 vit tjetër.

sfidanti.al