“AS” zbulon: Luka Joviçin një hap e ndan nga Reali i Madridit

Mediumi i njohur spanjoll, “AS”, shkruan se Reali i Madridit ndodhet një hap larg nënshkrimit të kontratës me Luka Joviçin që po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Aintrahtin e Frankfurtit.
Sulmuesi i lartpërmendur serb u bë edhe zyrtarisht gjatë kësaj jave lojtar i Aintrahtit të Frankfurtit, pasi ky i fundit i pagoi Benfikës së Lisbonës vetëm gjashtë milionë euro. Por, kjo nuk do të thotë se ky futbollist i talentuar do të rrijë te Frankfurti, pasi ky i fundit e bleu kaq lirë, sepse për shumën e lartpërmendur prej gjashtë milionë eurosh ishte rënë dakord që më parë.
Por, tani, sikurse bën të ditur “AS-i”, Aintrahti do t’ia shesë Joviçin Realit për një shumë tëpër më të madhe. Mediumi i mësipërm spanjoll vë në dukje se Reali ka ndarë 50-60 milionë euro për shërbimet e futbollistit të talentuar 21-vjeçar serb.
Sfidanti.al