As Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi, është Neymar ai që çmohet më shumë në merkaton e transferimeve

Është braziliani Neymar futbollisti me vlerën më të lartë në merkaton e transferimeve dhe jo Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi. Sipas studimit më të fundit të Obsevatorit të futbollit CIES, sulmuesi  Barcelonës dhe përfaqësueses braziliane është në krye të listës së lojtarëve më të çmuar me 210.7 milionë Euro. Studimi në këtë pikë është bërë duke u bazuar te mosha, kontratat dhe statuset që kanë skuadrat aktuale të fitbollistëve. Podiumin e këtij klasifikimi të veçantë e plotësojnë dy futbollistët e Tottenham, Dele Alli dhe Harry Kane që vlerësohen respektivisht me 155.1 dhe 153.6 milionë Euro. Përsa u përket dy yjeve të futbollit botëror, Lionel Messi është në vendin e katërt me 151.7 milionë Euro, ndërsa Cristiano Ronaldo është akoma edhe më larg, në vendin e 11 me 112.4 milionë Euro. Mes tyre gjenden lojtarë të tillë si Antoine Griezmann, Luis Suarez, Paul Pogba, Eden Hazard , Paulo Dybala

sfidanti.al