Arsye sigurie, shorti i Champions e Europa League spostohen nga Athina në Nyon

UEFA zyrtarizoi datat dhe oraret e shortit të fazave në grupe të Champions dhe Europa League për sezonin e ardhshëm duke modifikuar selinë e ceremonisë që fillimisht ishte parashikuar të mbahej në Athinë.

Ditën e enjte në 1 tetor në orën 18:00 do të hishte shorti i fazës së Grupeve të Ligës së Kampioneve, ndërsa një ditë më pas, në 2 tetor në orën 13:00 do të hidhet shorti i Europa League. Të dy shortet do të hidhen në Nyon të Zvicrës dhe jo në Athinë për motive të sigurisë sanitare teksa theksohet se shëndeti publik mbetet një prioritet.

Po kështu gjatë zhvillimit të këtyre dy shorteve, UEFA do të japë edhe cmimet për futbollistët dhe trajnerët më të mirë të sezonit 2019/2020

Sfidanti.al