Arsenal, tjetër ‘film thriller’; gjendet trup i pajetë në banesën e Elnenit

Arsenali po përjeton një periudhë të cuditshme dhe që nuk ka të bëjë me rezultatet sportive. Pas tentativës për grabitje të Ozil dhe Kolashinac me këtë të fundit që u përball pa asnjë lloj arme me grabitësit që donin të merrnin makinën e Ozil, ‘Topcinjtë’ e Londrës bëhen objekt i një tjetër kronike të zezë akoma më e frikshme

Në oborrin e banesës së Mohamed Elnenit që është në ndërtim e sipër në Egjipt, babai i futbollistit gjeti një trup pa jetë. Nuk vonoi shumë dhe babai i Elnenit lajmëroi policinë, por viktima nuk është identifikuar ende. Në pritje që të zgjidhet ky mister, autoritetet egjiptiane kanë hapur menjëherë hetimet për këtë ngjarje të cuditshme.

sfidanti.al