Arsenal konfirmon Artetën: Është njeriu I duhur

Pavarësisht fillimit të vështirë të sezonit, Mikel Arteta është i sigurt në pankinën e Arsenalit. Ai që e deklaroi këtë ishte Administratori i Deleguar i klubit londinez Vinai Venkatesham, që për ‘Times’ shprehu mbështetjen e klubit ndaj spanjollit.

‘Me Mikelin kemi shumë gjëra-tha Venkatesham-ka shumë eksperiencë në Premier League me aventurat e tij me Arsenalin, Evertonin, Manchester City dhe sërish me Arsenalin. Kemi një person që e do këtë klub dhe kupton se cfarë do të thotë të luash për këtë klub ku ka qenë edhe kapiten. Ke një djalë që është një lojtar i vërtetë skuadre. Skuadra që ai formoi me Drejtorin Teknik Edu dhe stafin e tij është me të vërtetë e fortë. Mikel dëshiron të ketë sukses, por do që ta bëje duke respektuar historinë dhe traditat tona. Mendoj se kemi një trajner vërtet të fuqishëm’.

Sfidanti.al