Arsenal, akord me futbollistët, reduktohen pagat

‘Jemi të kënaqur që bëjmë të ditur se kemi arritur një akord vullnetar me futbollistët tanë të skuadrës së parë, trajnerin e parë dhe personelin bazë për të ndihmuar klubin që të përballojë këtë moment kritik-ky është njoftimi i Arsenalit në faqen e tij të internetit teksa bëri të ditur lajmin për reduktimin me 12.5% të pagave vjetore për futbollistët dhe stafin teknik.

Sipas klubit londinez, ky akord është rezultat i diskutimeve pozitive dhe konstruktive dhe se pati një vlerësim të qartë të situatës së rëndë të krijuar nga Covid-19 dhe një dëshirë të madhe të lojtarëve e stafit për të dhënë mbështetjen e tyre ndaj Arsenalit.

Arsenali thekson gjithashtu se reduktimi i pagave vjetore me 12.5% do të hyjnë në fuqi këtë muaj. Nëse do të shtohen edhe objektivat për sezonin e ardhshëm të lidhur kryesishn me suksesin në fushën e lojës, klubi do të rimbursojë shifrat e akorduara. ‘Marrëveshja bazohet në supozimin se do të mbyllim sezonin 2019/20 dhe do të marrim të ardhurat e plota nga të drejtat televizive-mbyllet komunikata e Arsenalit’

Sfidanti.al