‘Armëpushim’ te Barcelona, skuadra do të ulet në tryezën e bisedimeve

Futbollistët e skuadrës së parë të Barcelonës  javën e ardhshme do të ulen në tryezën e bisedimeve me drejtuesit e klubit për reduktimin e pagave të tyre për këtë sezon që është akoma më dramatik për klubin katalanas që ka rënie të ndjeshme të të ardhurave për shkak të Covid-19. Sipas radios SER Catalunya, lojtarët pranuan këtë takim pasi krerët e klubit konfirmuan se negociatat do të jenë në mënyrë individuale për skuadrën e parë, një veprim që në fakt po e bën me disa prej tyre.

Ditët e fundit, Barcelona bëri të ditur rinovimin me Ter Stegen, Lenglet, De Jong dhe Pique me reduktim pagash. Dest, Trinaco apo Pjanic kanë firmosur tashmë me këto kushte dhe këto ditë do të bisedohet me Jordi Alba, Busquets, Sergi Roberto, Coutinho apo Dembele. Rasti më I vecantë është ai I Messit, kontrata e të cilit skadon në 2021.

Akordi arrihet pak orë pas publikimit të një interviste të Gerard Pique të dhënë për ‘La Vanguardia’, ku 33 vjecari pavarësisht se firmosi rinovimin e tij në mënyrë të njëanshme, u ankua për format e bisedimeve të klubit. Kjo marrëveshje konsiderohet si një ‘armëpushim’ mes lojtarëve dhe drejtuesve, pikërisht disa orë përpara ‘El Clasicos’ të kësaj të shtune.

Sfidanti.al