Argjentina, Lautaro Martinez më mirë se Messi, goleadori I kombëtares në 2019

Lautaro Martinez mund Lionel Messi. Sulmuesi I Interit rezultoi shënuesi më prolifik I Argjentinës për vititn 2019. Nën drejtimin e Lionel Skalonit, Martinez është shndërruar një pikë referimi për skuadrën Albiceleste për vitin që po mbyllet  dhe që ai po e përshëndet me 8 gola me fanelën e përfaqësueses argjentinase; 2 në Kupën e Amerikës dhe 6 në ndeshje miqësore, ndërkohë që fenomeni I Barcelonës është ndalur në 5 finalizime

I pazëvendësueshëm në Kombëtare dhe I pazëvendësueshëm te Interi. 2019 ishte vitit I konfirmimit të Lautaro Martinez që fillimisht arriti të bindë Skalonin dhe më pas Antonio Konten nën ritmin e golave të shënuar. Te Argjentina, Lautaro mundi lehtësisht konkurrencën e Agueros, Alarios apo Benedetos dhe tashmë është  shpatulla mbështetëse e preferuar e Messit. Ndërsa te Interi, pas një viti ‘leksionesh’ dhe me ardhjen e Kontes , talenti I tij shpërtheu edhe në Serinë A me 13 gola sezonale në 22 ndeshje në kampionat dhe Ligën e Kampioneve.

Sfidanti.al