Argjentina, Ikardi sërish jashtë ekipi, kthehet Messi, janë Dibala-Lautaro

Në 1 muaj me Paris Sën Zhermenin, Mauro Ikardi ka shënuar 7 gola, 4 nga të cilët I ka shënuar në kampionat, e megjithatë këto nuk kanë mjaftuar për të bintur trajnerin e përfaqsësueses argjentinase, Lionel Skaloni që ta grumbullinjë në skuadër.

Në fakt emri I ish kapitenit të Interit nuk figuron në listën e të grumbulluarve të Argjentinës për dy ndeshjet miqësore të luksit me Brazilin në 15 nëntor dhe Uruguajin në 18 nëntor. Një ndër të rejat në listën e të përzgjedhurve të Skalonit është rikthimi I Lionel Messit që e kreu periudhën e dënimit prej 3 muajsh të marrë nga CONMEBOL për shkak të kritikave të tij të forta në drejtim të këtij institucioni gjatë Kupës së Amerikës.

Ndërkohë mes të grumbulluarve janë edhe Dibala e Lautaro Martinez si dhe portiere Musso e mesfushori De Paul e Herman Pecela I Fiorentinës.

Sfidanti.al