Ansu Fati mahnit; zbulohen shifrat e kontratës së tij

Ansu Fati ka mahnitur jo vetëm tifozët e Barcelonës, por të gjithë botën e futbollit. Është vetëm 16 vjec, por I kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje për të treguar talentin e tij dhe të kërkojë me forcë që të jetë pjesë e ekipit të parë. Në fund të muajit qershor, Fati që në tetor do të festojë 17 vjetorin e tij, nënshkroi me Barcelonën një kontratë deri në vitin 2022 me opsion rinovimin e saj edhe për 2 vjet dhe një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 100 milionë Eurosh.

Ndërkaq, në median spanjolle janë zbuluar të gjitha detajet e kontratës së Ansu Fati, ylli I ri I La Masias përfitoi një rritje të pagës me 700 mijë Euro pas bisedimeve të kryera nga agjenti I tij Rodrigo messi që është në të njëjtën kohë edhe vëllai I Lionel Messit

Në aspektin e pagës së Fati ajo do të rritet në formë graduale përsa kohë është futbollist I filialit dhe do të shkojë nga 300 mijë në 600 mijë Euro. Kur Fati të jetë lojtar I skuadrës së parë, paga e tij në vitin e parë të kontratës do të jetë 1 milionë Euro për të shkuar në 1.5 milionë Euro në vitin e tretë.

Sfidanti.al