Anglia, Foden dhe Greenwood, risia në listën e Southgate, tërhiqet Maguire

Anglia vazhdon të afrojë në skuadrën e parë të gjithë talentet e saj që aktivizohen në Premier Leagues. Të fundit që iu bashkuan ishin Phil Foden i Manchester City dhe Mason Greenwood i Manchester United falë rendimentit të shfaqur në sezonin futbollistik postcoronacvirus, me 20 dhe 18 vjecarin që do të jenë në dispozicion të trajnerit Southgate për ndeshjet e Nations League. Risi në listën e të grumbulluarve te Tre Luanët është edhe emri i Kevin Phillips I Leeds me të cilin do të bëjë debutimin edhe në Premier League.

Po kështu, në skuadrën angleze u grumbullua edhe Harry Maguire, por ky i fundit u shpall fajtor nga gjykata greke për agresion, tentativë korrupsioni të policisë dhe rezistencë ndaj forcave të rendit për sherrin ku u përfshi në Mykonos. Kjo beri qe futbollisti te terhiqej nga skuadra. Në të njëjtën kohë kthehet të veshë fanelën e Tre Luanëve pas 5 vitesh edhe Danny Ings.

Anglia, lista e të grumbulluarve:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope.

Mbrojtës: Alexander-Arnold, Dier, Gomez, Keane, Maguire, Mings, Trippier, Walker.

Mesfushorë: Rice, Phillips, Winks, Ward-Prowse, Foden, Mount.

Sulmues: Abraham, Greenwood, Sancho, Rashford, Ings, Kane, Sterling.

Sfidanti.al