Angli -Skoci, një histori me 3 gola

Nuk ka më fytyrën e dikurshme, por sfida më antike midis dy nacionalave, e vjetër prej 154 vitesh, është gjithnjë një takim për të mos u humbur. Kur Anglia dhe Skocia përballen në futboll, Mbretëria e Bashkuar ndalon.  Dhe ka pak rëndësi spektakli në planin teknik, sepse më shumë dominon agonizmi dhe shpirti britanik.

Ndeshja e pritur me kureshti të madhe, nuk pati ndonjë histori të dyzuar: Tri Luanët e vendosën fatin e ndeshjes me një lloj imponimi të admirueshëm. Ekipi i trajnerit Sauthgejt shënoi me anë të Starixh, Lalanës dhe Kahill, duke hapur rrugën në grupin F. Fundi i kësaj ndeshjeje me siguri do të provokojë edhe largimin nga stoli të Graham Strahan.