Angli, Federata kërcënon Liverpool e Manchester United me veto në Champions

Liverpooli dhe Manchester United nuk do ta kenë të lehtë të vijojnë me projektin e tyre ‘Big Picture’. Edhe pse ndodhen në pikat fillestare dhe duhen edhe shumë palë të përfshira për të pranuar të gjitha ndryshime, janë shfaqur kritikët që e kundërshtojnë këtë plan sic janë Qeveria e Federata Angleze e Futbollit dhe disa klube të Premier League

Por askush nuk ka rezultuar më i ashpër se presidenti I FA, Greg Clarke i cili u dërgoi një letër anëtarëve të institucionit që ai drejton duke u kujtuar detyrat e Federatës dhe këtu përfshihet edhe vetoja për skuadrat në Ligën e Kampioneve.

‘Është përgjegjësi e Federatës të vendosë për kompeticionet në Angli-shkruhet në letrën e Clarke-dhe këtu përfshihet edhe procesi i dhënies së licencave nëpërmjet UEFA për të luajtur në kompeticionet evropiane. Po vazhdojmë të punojmë për të vendosur se cfarë është më e mira për futbiollin anglez me anë të dialogut mes të gjithë protagonistëve. Nga ndryshimet duhet të përfitojnë të gjithë kluber, tifozët dhe lojtarët, nuk është vetëm një bilanc ekonomik’.

Sfidanti.al