Anceloti te Everton, me pagë mbi 13 milionë Euro në sezon

Zyrtarizimi I kalimit të Karlo Ancelotit te Everton është thjesht cështje kohe. Kështu theksohet te tabloidi britanik ‘Mirror’ që jep disa detaje në lidhje me ardhjen e italianit në Goodison Park. Sipas këtij tabloidi, drejtuesit e Evertonit duan të zyrtarizojnë Ancelottin si trajneri I ri I skuadës të shtunën në orën 13:30. Nëse gjithcka do të shkojë mirë, Ancelotti do të jetë në pankinën e Everton në ‘Boxing Day’ në sfidën që Evertoni do të luajë ndaj Bërnlit në 26 dhjetor.

Por jo vetëm kaq. ‘Mirror’ zbulon edhe disa detaje që kanë të bëjnë me kontratën e Ancelotit teksa thekson se trajneri emilian do të firmosë me skuadrën nga Liverpuli për pjesën e mbetur të sezonit dhe për 3 pasardhësit deri në qershor të 2021 me një pagë prej 11.5 milionë Paund(mbi 13 milionë Euro) në sezon, një shifër që e bën Ancelotin një ndër trajnerët më të paguar në Evropë dhe e gjithë kjo ndodh 1 javë pas shkarkimit nga Napoli

Sfidanti.al