Alkmaar i dërgon letër UEFA: Duhet të jemi ne në Champions

Alkmaari kërkon vendin e Ajaxit në Ligën e Kampioneve. Klubi holandez I dërgoi një letër UEFA duke u kërkuar që të ndryshohet vendimi i marrë nga Federata Holandeze e Futbollit me këtë të fundit që në momentin e marrjes së vendimit për të mbyllur Eredivisie i caktoi skuadrat pjesëmarrëse në kompeticionet evropiane në bazë të klasifikimit që ishte në momentin e ndërprerjes së kampionatit dhe Ajaxi të cilit nuk iu dha titulli në atë moment iu dha vendi i parë me një golavarazh më të mirë se Alkmaari, por ky i fundit që i fitoi të dyja ndeshjet direkte në këtë sezon me ‘Harkëtarët’ pretendon se është para Ajaxit në klasifikim.

UEFA nga ana e saj ia delegoi Federatës Holandeze të Futbollit ankesën e Alkmaar dhe qeveria e futbollit në Vendet e Ulëta e hodhi poshtë protestën e Alkmaarit dhe konfirmoi klasifikimin e Eredivisie në momentin që u pezullua duke mos e dhënë titullin kampion.

Kampionati holandez i futbollit u pezullua në mars dhe u anulua përfundimisht muajin e kaluar. Edhe pse nuk u dha titulli, Ajaxi preu biletën për në Ligën e Kampioneve pasi kryesonte me golavarazh më të mirë se Alkmaar me skuadrat që ishin në kuotë të barabartë pikësh.

Sfidanti.al