Aleksis qëndron te Arsenali? Po syri i shkelur tek Bajerni..

Trajneri i Kilit, mes të tjerave, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Portugalisë është ndalur edhe tek sulmuesi i vet më i mirë Aleksis Sançez. tekniku argjentinas duket se ka zbuluar jo pak rreth të ardhmes së Aleksisit, duke nënvizuar se ai ndodhet në një ekip të madh si Arsenali, ndaj nuk ka ndonjë shtysë madhore që ta largojë nga Londra. Aleksis është kthyer në qendër të diskutimeve te Arsenali, pasi deri më tani ka refuzuar të rinovojë me “Topçinjtë”, teksa Mançester Siti dhe  Bajerni i Mynihut janë gati të përfitojnë. Por Huan Antonio Pici ka lënë të kuptohet se Aleksis e ka marrë vendimin dhe me shumë gjasa do të vazhdojë të qëndrojë te Arsenali.