Aleks Morgan ikën nga Totenhemi, kampionia synon Olimpiadën!

Në Angli shkoi për të rifituar formën, pas lindjes së fëmijës, por tani kërkon të jetë pranë vendit të saj për të realizuar objektivin e radhës. Aleks Morgan, kampionia e botës në futbollin për femra me kombëtaren e SHBA-së, dëshiron të fitojë medaljen e arit në Lojrat Olimpike të Tokios që duhet të mbahen këtë vit. Futbollistja amerikane mbeti shtatzënë pasi u shpall kampione e botës në Francë në 2019. Pas lindjes së fëmijës, Morgani shkoi në Premier Ligën angleze të femrave për të qenë sërish aktive, ndërsa në SHBA pritet të luajë për Orlandon. Në moshën 31 vjeç, asaj nuk i mungojnë synimet.

Sfidanti.al