Alba: Vinisiusi si Mesi? Çfarë bëni kështu, o njerëz!

Futbollisti i ri (18 vjeç) brazilian, Vinisius Zhunior, shkëlqeu në ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës (0-3) në kuadrin e Kupës së Mbretit, duke u kualifikuar për në finale të kësaj Kupe, ku klubi “mbretëror” do të ndeshet me Valencian.

Vinisusi, në fakt, u krijoi shumë probleme mbrojtësve të klubit katalonjas, por, në fund të fundit, ai nuk arriti të shënoi gol, megjithëse në këtë “El Klasiko” ai gjuajti gjashtë herë në portën e Barcelonës. Shumëkush e krahasoi futbollistin e ri të talentuar brazilian me Lionel Mesit në kohën e tij të rinisë, por nuk është i këtij mendimi Zhordi Alba i Barcelonës:

“Vinisiusi është një futbollist i shkëlqyer dhe unë nuk e nënvlerësoj atë, por ne duhet të jemi realistë dhe të siqertë. Sigurisht që ai nuk e ka të lehtë që të mbajë mbi shpatullat e tij të reja peshën e  një ylli të madh të ri. Megjithatë, krahasimi i tij me Mesin është i papërshtatshëm dhe i tepruar, jo ai, por askush tjetër nuk mund të krahasohet me Lionelin”.

Sfidanti.al