Alarm te Liverpooli; Alisson dëmtohet, nuk luan ndaj Atleticos

Te Liverpooli ndizen sirenat e alarmit, 5 ditë para ndeshjes së rëndësishme të kthimit në 1/ 8 e finaleve të Ligës së Kampioneve me Atletico Madrid. Portieri I The Reds, Alisson Becker ka pësuar një dëmtim muskular në zonën e legenit. Braziliani do të  mungojë në sfidën e kësaj të shtune në Premier League kundër Bournemouth, por ajo që ka më shumë rëndësi është se ai do të humbasë përballjen me Atletico Madrid në Anfield ku Liverpoolit do t’I duhet të përmnbysë humbjen 1-0 të sfidës së parë

‘Për fat të keq, Alisson është jashtë ekipi-bëri të ditur Jurgen Klopp në konferencën për shtyp ditën e premte-nuk është në dispozicion të skuadrës as për ndeshjen e së shtunës e as për javën e ardhshme. Ai pati një incident të vogël në stërvitjen para ndeshjes me Chelsea. Të gjithë menduam se nuk ishte dicka e rëndë dhe  se nuk do të luante me cdo mënyrë, plani ishte që ai të qëndronte në stol’.

Sfidanti.al