Alarm në derbin e Beogradit, epidemiologu kritikon Partizanin dhe Crvena Zvezdën

Predrag Kon, epidemiologu serb nënvizoi  gjatë një programi televiziv se  eventet sportive duhet të zhvillohen nën kushte të caktuara përsa u përket tifozëve të pranishëm në stadium dhe zbatimit të distancimit fizik. Ishin të shumta ndeshjet të rëndësishme të zhvilluara pas pandemisë që u konsideruan si evente të rrezikshma nga shumë persona për shkak të numrit të lartë të tifozëve të mbledhur në një hapësirë të vogël, sic ishte derbi i Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës në Kupën e Serbisë.

‘Masat për kufizimin e të pranishmëve në stadium dhe ruajtja e detyrueshme e distancimit social nuk janë hequr-tha Kon-masa të tilla janë lënë në fuqi. Pyetja është nëse do të ishin zbatuar apo jo’.

Cështja e përgjegjësisë është e hapur edhe për të, por Kon ka provën se ka reaguar shumë shpejt. ‘Isha me pushime në 11 qershor, por informova klubet e Beogradit që nuk mund të sillen në atë mënyrë dhe se duhet të marrin masa në të ardhmen, përndryshe do të dënohen dhe nuk do të autorizohen të luajnë-tha Kon.

Vlen të theksohet se numri i tifozëve në stadium në derbin e beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës ishin 20 mijë persona kur në të vërtetë duhet të ishin vetëm 5000

Sfidanti.al