A mundet Roma të bëhet PSZH-së e Italisë? Magjia quhet..Naser

Gazeta franceze “L’Ekip”, si edhe shumë mediume italiane shkruajnë se pronari i PSZH-së, Naser Al-Kelaifi, ka ndërmend që të blejë Romën! Sipas gazetës franceze, pronari i Romës, Xhejms Palota, ka refuzuar një ofertë të kompanisë “Katar Sports Investments”, pronar i së cilës është pikërisht Al-Kelaifi. Por, megjithatë, spekulohet se ai nuk do të heqë dorë nga synimi i tij, ndërkohë që gazeta “Marka” vë në dukje se Al-Kelaifi ka një plan, qëllimi i të cilit është krijimi i një “PSZH-je italiane”.
Thuhet se pronari i PSZH-së do të përpiqet që ta blejë klubin e Romës përmes ndërmjetësve të tij, me qëllim që më vonë ta marrë vetë këtë klub të njohur italian.
Sikurse dihet, Roma ka në plan të ndërtojë një stadium të ri dhe biznesmeni i pasur nga Katari mund të japë ndihmën e tij financiare për realizimin e këtij projekti të madh.
Sfidanti.al