34  apo 24 vjeç ? Ronaldon e stërvit rekordmeni evropian në 100 m!

Kristiano Ronaldo vazhdon të ketë një formë fizike të shkëlqyer, megjithëse është 34 vjeç, ndërkohë që duhet të theksohet se një gjë të tillë ai e ka arritur falë përkushtimit të tij të pazakontë profesionist, nga i cili duhet të marrin shembull të gjithë ata sportistë që duan të bëhen supremë në sportet e tyre.

Shumë trajnerë kanë arritur prej kohësh në një konkluzion të përbashkët se Ronaldo është profesionisti më i madh në sport, për shkak se ai çdo seancë stërvitore e konsideron të rëndësishme dhe tani ne kemi edhe një konfirmim tjetër në këtë drejtim, se futbollisti portugez në fjalë nuk “pushon” as gjatë kohës së pushimeve verore.

Ronaldo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku është bërë hit dhe ku ai tregohet, duke u stëvitur nga bashkardhetari i tij, Fransis Obikvelu, tanimë në “pension”, specialist në distancat e shkurtra të vrapimit 100 m dhe 200 m, ndërkohë që në 100 m ai vazhdon ta mbajë rekordin evropian (9,86 sek) që ai e ka vendosur në Athinë në Lojrat Olimpike më 2004.

Ronaldo e ka angazhuar Obikvelun që ta përmirësojë më tej vrapimin shpërthyes.

Sfidanti.al