20 milionë Paund në sezon për Eden Hazard; Realit të Madridit ‘i ikën mendja’

Realit të Madridit i ka ikur vërtet mendja. Klubi merenges e do me cdo kusht në radhët e tij Eden Hazard dhe për këtë arsye ka vendosur të bëjë një cmenduri për të duke ditur edhe dëshirën e belgut për të vijuar karrierën e tij pikërisht me ‘Los Blancos’.

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, drejtesit e Realit të Madridit duket se kanë bërë gati një kontratë për Hazard me pagë 400 mijë Paund në javë thënë ndryshe 20 milionë Paund në Sezon. por jo vetëm kaq, gjithnjë sipas ‘The Sun’, Eden Hazard pritet të përfitojë edhe 15 milionë Euro të tjerë si shpërblim nëse ai fiton me Realin e Madridit trofe në Spanjë dhe Evropë.

Celsi, që tashmë është i dorëzuar, do të lejojë largimin e Hazard në për vlerën e 100 milionë Paundëve, ndërsa Reali nga ana a tij po mendon të shtojë në kontratën e belgut një klauzolë të zgjidhjes së saj me vlerën e 250 milionë Paund.

sfidanti.al