145 milionë Euro dhe 2 objektiva për të ringritur Mancester Junajtid

Mancester Junajtid po përjeton një krizë brenda krizës. Klubi britanik, përvec disa momenteve, nuk po ngre kokë që pas largimit të Sir Aleks Ferguson, por këtë sezon Djajtë e Kuq duket se kanë prekur fundin teksa përpara ndeshjes me Noruicin, ata kishin regjistruar vetëm 2 fitore në kampionat. Kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit të nisin punën për të ndryshuar kursin e këtij sezoni

Sipas Daily Mail, pronarët e Mancester Junajtid i kanë hapur rrugë shpenzimit të 145 milionë Eurove, shifër që do të financohet nga ata vetë, ndërkohë që janë përcaktuar edhe objektivat për të cilët do të bëhet ky shpenzim.

Gjithnjë sipas ‘Daily Mail’ objektivat e klubit anglez janë Tomas Myler, por ky i fundit ka mohuar zërat për një largim nga bajerni dhe Kai Havertz. Me një lëvizje të tillë, Mancester Junajtid do të kërkojë të kompesojë pasivitetin e tij në muajt e verës pasi nuk arriti të sjellë në skuadër asnjë mesfushor.

sfidanti.al