Lufta bëhet jo vetëm në pistë, dhe skuadra gjermane po e zhvillon në çdo “front”. Mercedesi ka bërë një kërkesë formale për hetim ndaj Maks Verstapenit për sjelljen e tij gjatë tentativës së parë të Ljuis Hamiltonit për parakalim në Çmimin e Madh të Brazilit. Kampionët e botës theksojnë se pasi u njohën me pamjet
Nejmari “e lë vetëm” Mesin, nuk luan në klasiken Argjentinë-Brazil
Ka një dëmtim dhe nuk do të mundet të synojë shtimin e golave të tij me kombëtaren për t’iu afruar Pelesë. Nejmar ndjeu shqetësim muskulor në seancën stërvitore me Brazilin në prag të ndeshjes eleminatore të Kupës së Botës ndaj Argjentinës në Buenos Aires. Stafi teknik dhe ai mjekësor i “Selesaos” vendosi të mos rrezikonte
Tenisi tronditet nga akuzat e sportistes kineze për dhunë seksuale
Vendi i saj është ende mjaft maskilist për femrat që të jenë një zë i fortë dhe të kërkojnë siç duhet të drejtat e tyre. E tillë Kina, edhe pse sot është një nga superfuqitë e botës. Tenistja Pen Shuai akuzoi ish-zv. kryeministrin e vendit, Çan Kaoli se e kishte detyruar të bënte seks disa
Kroatë e serbë, drejt Botërorit me këngë për Kosovën e Vukovarin!
Kur arbitri sinjalizoi fundin në stadiumin e Splitit, shpërtheu festa. Kroacia u kualifikua sërish në finalet e Kupës së Botës, dhe publiku, lojtarët e trajneri Daliç u ndodhën në qiellin e shtatë. Mediat kroate me të drejtë e vlerësuan ekipin e tyre kombëtar si “çudi botërore e futbollit”, pasi një vend kaq i vogël, me
Ronaldo “dërgon në djall” trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos
Në të vërtetë pritej që ai vetë të bënte një autokritikë për paraqitjen, dhe padyshim që ishte fajtor jo pak për humbjen me Serbinë. Kristiano Ronaldo, gjithsesi, nuk i hodhi sytë në pasqyrë për të parë veten, por qortoi pa “frena” trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, në përfundim të ndeshjes. Pasi iu mbushën sytë me
Kroacia sërish si fenomen botëror i futbollit, 12 finale në 14 turne të mëdhenj!
Që kur shteti i vogël ballkanik u pranua në bashkësinë ndërkombëtare, dhe po ashtu në FIFA e UEFA, sukseset kanë qenë të mëdha. Ekipi kombëtar i Kroacisë është vërtetuar si një nga çuditë më të mëdha të futbollit në botë, duke arritur të kualifikohet në 12 faza finale nga 14 turne të mëdhenj (Botërorë e
Mbape bashkohet me Mesin e Nejmarin, në klubin e notës 10!
Më në fund “L’Ekip” u kandis që ta vlerësonte në nivelin më të lartë të mundshëm. E përditshmja prestigjioze franceze i dha Kilian Mbapesë notën 10 për paraqitjen e bërë në fitoren 8-0 ndaj Kazakistanit, në radhët e Francës për eleminatoret e Botërorit. Nota e përsosur erdhi pasi sulmuesi i Paris SG shënoi 3 gola
Mbape arrin rekordin e Zhyst Fontenit, veçse legjenda e vendosi ndaj Gjermanisë!
Mrekullitë i nisi që përpara ndeshjes. Kilian Mbape shënoi atë që u quajt më i bukuri gol i realizuar ndonjëherë në seancat stërvitore në futboll, një goditje direkt në ajër me thembër. Spektaklin e vazhdoi në ndeshjen zyrtare eleminatore ndaj Kazakistanit në Paris, ku Franca triumfoi 8-0 dhe u kualifikua për në finalet e Botërorit.
Mbape-Benzema-Grizman e bëjnë 4-2-1 dhe Franca shkon në Botëror
Fitorja në Ligën e Kombeve sikur e ka galvanizuar këtë skuadër dhe tashmë “gjelat” nuk duken aspak të lodhur, por sikur të jenë “tigra” të vërtetë. Nuk ishte një fitore e vështirë ajo që e kualifikoi Francën për në finalet e Kupës së Botës në Katar vitin e ardhshëm, por gjithsesi potenciali i shfaqur para
Hamiltoni fiton 15 vende në sprint, Verstapeni më pranë titullit
Ishte Valteri Botasi fituesi i provave rrufe për të përcaktuar rendin e nisjes në Çmimin e Madh të Brazilit në Interlagos, duke lënë pas që në start Maks Verstapenin, por gjithsesi piloti holandez ka arsye për t’u ndjerë i kënaqur. Ylli 23-vjeçar i Red Bullit vërtet humbi kryesimin në nisje të sprintit prej 24 xhirosh,