Dinamo u mund me Tiranën, por trajneri i saj, Dritan Mehmeti “fitoi” ndeshjen e moralit në profesion. Nëse edhe në futboll do të kishte 7 mrekulli, kjo që ndodh në futbollin tonë …është e 8-ta! Cila na qënka ..haleluja e radhës? Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, sa mbaron ndeshjet me ekipin e tij, një kategori
Dikur vareshim nga Broja, tani Broja varet nga.. “vegjëlia”
Rroftë Broja, poshtë Broja! E duam dhe s’e duam futbollistin e vetëm që na vjen nga Premier Liga. E adhurojnë tifozët nga jashtë , e kanë “frikë”… futbollistët nga brënda. Dikur thonim se Kombëtarja është e Brojës, të gjunjëzuar nga prepotenca e tij sulmuese, ndërsa sot ekipi ka shumë “pronarë”. Tani nuk themi dot se
Bekuar Kombëtarja…sot hapet “thesi” i emrave!
Sot në orën 12-te, FSHF ka njoftuar publikimin e listës së Kombëtares për miqësoret me Kilin dhe Suedinë. Pas shumë muajve hamendësime, emrave që hynin e dilnin nga lista, Brojën, Manajn, Uzunin apo emra të tjerë që trokisnin nga dera kryesore dhe largoheshin nga ajo e pasme javë pas jave, tashmë ka ardhur momenti i
Silvinjo në hall: më mirë të kisha Brazilin, se Shqipërinë!
Hallit hallit nuk i ngjan edhe në Kombëtare! Dikur qaheshim se nuk kishim mbrojtës, aq sa një ditë me trajner Edi Rejën e “internuam” si mbrojtës të djathtë Odise Roshin. Tani me Silvinjon, po qajmë hallin e brazilianit se ka shumë sulmues dhe një zot e di se cilin do të fusë më parë. Ka
Kur Egnatia luan me Tiranën, gjeje…cili është armiku?
Sa herë që përballet Tirana me Egnatian, diçka ndodh në prapaskenë…ka shumë tym, si foto e botuar! Nëse ju kujtohet, në ndeshjen e mëparshme, kur Egnatia u shfytyrua me 5 gola, trajneri Tetova pranoi publikisht se futbollistët e tij kishin pirë “ilaçet e gabuara” dhe nuk kishin dëgjuar këshillat e trajnerit. S’e kishim para ndonjëherë
Bashkia e pushtetit, futbolli i…FSHF-së
Shkodra, jo vetëm qyteti si njësi gjeografike e politike por edhe ajo futbollistike është vendosur në qendër të vëmendjes gjatë muajve të fundit. Fitorja e Benet Becit ka rritur intensitetin e investimeve të pushtetit qëndror ndaj kryeqëndrës së veriut dhe deri këtu nuk ka asnjë anomali nëse nuk do të ishte edhe për interesin e
Kemi Kombëtare , por s’kemi futboll kombëtar….
Kemi stadiume, por nuk kemi fusha. Kemi futboll, por nuk kemi tifozë. Kemi skemën “Final 4”, por nuk nxjerrim dot kampione ! Kemi Egnatian që ka dominuar kampionatin, por mburremi me Vllazninë që ia shkrepi me ..vonesë! Kemi Kombëtaren në finalet e Europianit, por do t’i shohim me dylbi euro-ndeshjet sepse s’kemi bileta! ..Pra, kemi
Magji e “Nadirit”: në zyra më shumë njerëz se në stadium!
Më në fund arriti edhe dita e “qametit” : më shumë tifozë ndjekin “lojën e FSHF-së” me ndryshimin e posteve, sesa ndeshjen “derbi” të Kupës mes Tiranës dhe Teutës. Ndërsa në korridoret e godinës madhoshe ishin më shumë se 100 punonjës që përjetuan ”rrokaden e posteve” për largimin e numrit dy, Shulkut, ndërsa në ndeshjen
Egnatia e para.. ka “ulur kokën”, Vllaznia e dyta.. festë!
Të jesh në vendin e parë dhe prapë të ..harrojnë! Të dominosh kampionatin me lojë dhe me klasifikim , edhe kjo nuk qënka kushedi! Seç po i ndodh Egnatias, ekipit nga Rrogozhina. Të gjithë flasin vetëm për Vllazninë. Edhe pse akoma nuk është e para në klasifikim, buja që po bëhet e shpërfill klasifikimin! Kjo
Vizita e Dukës “kuroi plagët” e Vllaznisë
Që prej 14 dhjetorit kur Armand Duka vizitoi klubin e Vllaznisë pas zhvendosjes aty të Tefik Osmanit në rolin e drejtorit sportiv, duket se klubi verior tashmë është prekur nga “Dora e Zotit”. Një kurbë e pabesueshme vetëm në rritje për kuqeblutë që sigurisht janë konoliduar nën drejtimin e Osmanit tjetër, atij nga Maqedonia e