Padyshim është një nga lojtarët më të mirë, më të vlefshëm dhe më të dalluar të kombëtares shqiptare. Nedim Bajrami i është kthyer shkëlqimit të sezonit të kaluar, kur ishte në Serinë B, ndërsa këtë vit vlera e këtij shkëlqimi është më e madhe sepse po ndodh në Serinë A, si dhe në Kupën e
Vdesim për shkarkime trajnerësh, ka dhe “lindje” si Martini dhe ..Shkëmbi
A ju kujtohen fjalët e trajnerit të Teutës, Edi Martini kur po dilte nga pragu i Teutës, si një trajner që kishte kërkuar dorëheqjen? “ Unë po iki, por nuk është një lamtumirë, veçse një mirupafshim”. Askush nuk e mori seriozisht se kjo mirupafshim, nëse konvertohej në bursën e kohës, do të kishte vlerën e
Edhe Italia e bën si … gratë, arbitrja e parë femër në ndeshjet e elitës së meshkujve!
Në Gjermani, Francë dhe Britaninë e Madhe ka ndodhur më parë, madje edhe në Shqipëri, por Italia u zgjua vetëm tani. Në ndeshjen e Kupës së Italisë mes Kaljarit dhe Çitadelës (3-1), arbiter kryesor ishte një grua, Maria Sole Ferreiri Kaputi. Kjo ishte hera e parë që një skuadër e Serisë A u drejtua nga
Ore Juventus, edhe me 174 milionë euro rroga rrezikon Championsin?!
Këtë sezon në Serinë A vërtet e ka pisk. Skuadra e trajnerit Masimiliano Alegri është vërtet më e suksesshmja në Itali, dhe kliente thuajse e përhershme e Ligës së Kampionëve, por ky vit mund të jetë edhe ndryshe. Pasi rrezikoi edicionin e kaluar të mbetej jashtë Championsit, diçka që e arriti fare në fund, u
Broja me 4 gola në Premier, lojtari i dytë më i mirë në fushë ndaj Palasit!
Vetëm shoku i tij i skuadrës, Livramento e kaloi me një gjysmë note. “Deili Meil” i vendosi vlerësimin 7 Armando Brojës për paraqitjen për Sauthemptonit në fushën e Kristël Palasit, ndeshje e Premier Ligës që përfundoi 2-2. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 të miqve, ndërsa ishte i dyti lojtar
Protagonist në 5 gola, Gnabri arrin Levandovskin, por jo Pizarron!
Nuk ia ka dalë as të mbërrijë Timo Vernerin apo Ioan Viorel Ganean, por gjithsesi ka bërë diçka të madhe. Serg Gnabri ishte një hero në fitoren 5-0 të Bajernit në Shtutgart sepse shënoi 3 gola dhe shërbeu asistet për dy rrjetat e tjera të shënuara nga Robert Levandovski. Pra, ishte hero në të 5
Totenhemi? Po të ishte për në Angli, Mbapeja zgjidhte, Sitin, Junajtidin apo Liverpulin!
Kur iu bë kjo pyetje në ceremoninë e Topit të Artë në Paris, kampioni i botës vetëm u përgjigj me një të qeshur të madhe. “A mund të shkosh tek Totenhemi?”, – i kërkoi aktori i Hollivudit, Tom Holand, që është tifoz i Spërsave, ndërsa Kilian Mbapeja u përgjigj duke qeshur, “është e pamundur, e
As miliardat nuk e blejnë dot një vend në formacion në futboll!
Ky sport, si çdo tjetër që ushtrojnë njerëzit, nuk është aspak i pandjeshëm ndaj parave, por kjo vlen vetëm për kontratat e sponsorizimeve, që nxisin rrogat dhe investimet. Kur vjen puna për të luajtur futboll në fushën e lojës, asnjë shumë financiare nuk është në gjendje të të ndihmojë. Rasti më tipik është pikërisht ai
Kërri thyen rekordin e Alenit për 3-pikëshat, prani kuotës 3 000!
Për fat ndodhi në një arenë të lavdishme të NBA-së, edhe pse jo në pallatin e sportit në shtëpi. Stefën Kërri theu rekordin e tripikëshave në basketbollin amerikan në “Medison Skuer Garden” të Nju Jorkut duke realizuar pesë kosha të tillë e duke lënë pas arritjen e madhe të Rej Allenit. Ylli i Golden Stejtit
Konte është trajneri i vitit, por Barela veçon Simone Inzagin
Ish-tekniku i Interit u vlerësua si më i miri në profesion në Itali për 2021-in nga “La Gazeta delo Sport”, ndërsa një çmim e pati edhe mesfushori i Italisë dhe ai zikaltër. Nikolo Barela deklaroi pas “dekoratës” se “Interi ka diçka më shumë se të tjerët, dhe ne kërkojmë yllin e dytë në fanelë”. Kjo