Nuk mund t’i besohet çdo “shashke” mediatike që shpërthen lidhur me transferimet në futboll. Gjithsesi, mund të diskutosh për to. Fjala është sikur Bajerni i Mynihut ka kontaktuar Totenhemin për Harri Kejnin, dhe se londinezët gjoja mund ta zëvendësojnë yllin e tyre kryesor me Lautaro Martinezin e Interit. Le ta lemë faktin që Interi nuk
Reja gjen një fajtor për humbjen me Izraelin, gazetarët që nuk i bëjnë pyetjet e duhura!
Humbja ishte e rëndë dhe duket se ka ndikuar edhe tek ai. Edi Reja është një nga personazhet me më shumë përvojë në futboll në të gjithë botën, por u duk tepër i mërzitur dhe i nervozuar pas humbjes me Izraelin. Kombëtarja shqiptare u mund me përmbysje në “Arenën Air Albania” në sfidën e Ligës
Goli i Mbapesë ishte shumë i bukur, por Franca e shëmtuar po i shqetëson tifozët!
Po ndodh pak si shumë shpejt dhe ndoshta kjo mund të jetë shenja se “ditë të këqija” do të vijnë për “gjelat”. Një Francë pa shpirt dhe me fytyrë të shëmtuar u shfaq në fushën e lojës në stadiumin “Ernst Hapel” të Vjenës ku mezi mori barazimin 1-1 për Ligën e Kombeve ndaj Austrisë vendase.
Ende nuk ka firmë mes Barçës e Gavit, por të paktën palët takohen
Mund të ndodhte edhe më keq, mund të qëllonte si për bisedimet e supozuara mes Ukrainës e Rusisë që nuk po ndodhin, e në vend të të cilave po ndodh lufta. Barcelona dhe Gavi nuk kanë arritur te “grushtat”, dhe palët po takohen edhe pse nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje për rinovim. E përditshmja
Plani i PSG-së, Pas Kamposit duhet të vijë Zidani dhe … Pogbaja
Nga Sevilja erdhi një drejtor sportiv i nivelit të lartë. Paris SG u nda nga braziliani Leonardo dhe tashmë ia ka lënë “frenat” në dorë Luis Kamposit. Drejtuesi i ri pritet të bëjë gjëra të mëdha, dhe tifozët bashkë me klubin presin që të bëjë “vezën e artë”, të sigurojë ardhjen e Zinedin Zidanit si
Tifozët e Sitit presin Halandin: Shpresojmë të të shikojmë shpejt
Sulmuesi i ri norvegjez është shumë i lumtur me ekipin që ka zgjedhur, por ende nuk është prezantuar, edhe pse është mbushur 1 muaj që kur u arrit akord. Në 10 maj, Mançester Siti njoftoi zyrtarisht se mori Erling Halandin nga Dortmundi gjerman, ndërsa u arrit marrëveshja për pagesën e kartonit dhe rrogën e futbollistit.
Interi pret 130 milionë euro për të krijuar “sulmin total”
Dibala pritet të vijë dhe administratori i deleguar, Bepe Marota, thotë se skuadra duhet të jetë gati për trajnerin Simone Inzagi në 30 qershor. Pra, faza përgatitore duhet ta gjejë Interin të plotë. Klubi ka marrë Henrik Mkitarianin nga Roma, pret Paulo Dibalën, ndërsa shpresa e madhe është Romelu Lukaku për të cilin thuhet se
Një shkërmoqje e pacipë e Kombëtares, si inagurim për ..kazinon!
Një ditë më parë kishim botuar një shkrim me titullin: Dy gjëra s’kanë fund: universi dhe përrallat kuqezi! Kjo që ndodhi me Izraelin në Tiranë, ishte “qershia mbi tortë” përsa i përket serialit zhgënjyes të “heronjve” të Kombëtares. Me pak sinqeritet, duhet të pranojmë se fajtorët nuk janë vetëm në njërin krah,pra, trajneri Edi Reja,
“Ëndrra katalanase”, kanë 500 milionë euro borxh, duan Bernardo Silvën!
E përditshmja “El Mundo Deportivo” është euforike që në kopertinë, dhe faqen e parë e hap me një fotomontazh të madh të dy mesfushorëve, Frenki De Jongut dhe Bernardo Silvës. Morali i fabulës është që holandezi nuk është në planet e trajnerit Ksavi Hernandez, pra mund të shkojë tek Mançester Junajtidi në këmbim të nja
Humbim me Izraelin, tifozët thonë se “Shqipëria nuk bëhet”!
Natyrisht, kjo është një batutë dhe mund të ndodhë si në kohën e Xhani De Biazit, kur u shkatërruam prej izraelitëve 0-3 në “Elbasan Arenë” për të fituar 3-0 në fushë kundërshtare disa muaj më vonë. Këtë herë humbja në “Arenën Air Albania” ishte shumë më e “butë”, vetëm 1-2, në një ndeshje që u