Robert Levandovski nuk shënoi, dhe Tibo Kurtua ishte sërisht i jashtëzakonshëm, por gjithsesi përshtypja e krijuar ishte që Reali do ta ketë shumë më të vështirë këtë sezon. Barcelona fitoi El Klasikon e parë, luajtur mëngjesin e sotëm në Las Vegas. Ajo që ndodhi në tokën amerikane ishte një dominim i “blaugranëve” që krijuan shumë
Uest Hemi heq dorë nga Broja, shqiptari duket më pranë vazhdimit tek Çelsi
Mund të ketë pasur intuitë të mirë trajneri Tomas Tuhel. Drejtuesi i Bluve të Londrës këmbënguli që Armando Broja të mos largohej, pavarësisht dyshimeve nëse do të mund të kishte minutazh në ekipin e tij këtë sezon. Gjithsesi, humbja 0-4 me Arsenalin tregoi se Çelsi ka nevojë për çdo lojtar, në sulm dhe në mbrojtje.
Pogba është penduar që nuk i telefonoi më parë Dibalës
Në Juventusin e ri thotë se ndihet mirë dhe se i kanë bërë përshtypje tepër të madhe lojtarë të tillë si Federiko Kieza apo Dushan Vlahoviç. Gjithsesi, Pol Pogba do të kishte dashur të kishte pasur shok skuadre në Torino edhe një yll që tani nuk është më aty. Flasim për Paulo Diblën që përfundoi
Përse Bajerni u detyrua të merrte 17-vjeçarin më të shtrenjtë të të gjitha kohëve?!
Edhe kujt i ndodh kjo gjë? Klubit bavarez që shquhet se nuk e lëshon lehtë paranë nga dora. Me të drejtë mediat gjermane çmeriten që Bajerni shpenzoi gati 30 milionë euro për një 17-vjeçar, edhe pse po flasim për një sulmues të talentuar që e kërkuan shumë klube të tjera. Rena franceze kërkoi fillimisht 40
Nejmari thotë “dua të qendroj”, por problemi për PSG-në është se nuk ia merr kush!
Nëse do të kishte pasur mundësi të gjente “myshteri”, padyshim që do ta kishte provuar transferimin. Paris SG dihet mirë se e kishte në plan për të larguar Nejmarin, diçka që e nënkuptoi vetë presidenti Al Helaifi në fund të sezonit të kaluar, por problemi është se në “dyqan” nuk po hyn kush. Nga ana
Tifozët e Interit fërkojnë duart që Lukaku do të rrijë të paktën dy vjet!
Kontratën e ka në “Stemford Brixh” dhe për momentin klubi milanez e ka të pamundur të paguajë nja 115 milionë euro, aq sa fitoi nga transferimi i gjigandit belg në Londër. Këtë verë u gjet formula e huazimit kundrejt nja 8-9 milionë eurove, ndërsa vetë Romelu Lukaku pranoi të ulte rrogën gati gjysmë për gjysmë,
Guardiola shpreson që Halandi të jetë një “çun i mirë”!
Natyrisht ka qenë një shaka, por gjithsesi brenda saj ka edhe një të vërtetë. Trajneri i Mançester Sitit është padyshim i lumtur që ka marrë një sulmues si Erling Halandi, por gjithsesi, ai ende nuk e njeh mirë nga afër norvegjezin 21-vjeçar. Duke folur gjatë fazës përgatitore, Pep Guardiola u shpreh se do të shikonte
Mbape duket se do ta nisë sezonin aty ku e la edicionin e kaluar
Një gol i madh ndaj Urava Red Dajmonds ishte mesazhi që dha sulmuesi francez gjatë kësaj faze përgatitore. Paris SG fitoi 3-0, dhe Kilian Mbape shënoi pas asistit të spanjollit Huan Bernat. Ishte një gol i bukur, “golaso” (golazo), thonë në Spanjë, ndërsa golin e parë e shënoi gjithashtu një spanjoll, Pablo Sarabia. Mbape luajti
Në Madrid besojnë se Laporta po luan me vetë të ardhmen e Barcelonës!
Shpenzimet e mëdha për të krijuar një skuadër të fortë, po ashtu shitja e aksioneve të bizneseve të klubit si ato të tregtimit të fanelave e suvenireve si dhe e të drejtës televizive (deri në 30 për qind të totalit), kanë krijuar një klimë që nuk ishte provuar kurrë më parë tek Barcelona. Presidenti Zhoan
Duro si Odiseu, Laçi i tij barazoi edhe pse mbeti rrugëve deri në Moldavi!
Udhëtimi ishte i ngjashëm me ata legjendarët të kohëve të Homerit. Një skuadër shqiptare si Laçi kërkonte kualifikimin në Ligën e Konferencës, por megjithatë klubi zgjodhi të ulte shpenzimet dhe t’i niste drejt Moldavisë, ashtu si Odiseu (apo Uliksi) udhëtoi nga Troja për në Itakë. Nuk u deshën 10 vjet si prijësi legjendar grek, por