Ajo që mund të ndodhë në 2 javët e ardhshme mund të jetë vërtet një cmenduri. Fitorja e Interit ndaj Borusias së Dortmundit në Ligën e Kampionebe mund t’I kushtojë vendin e punës trajnerit Lysien Favre. Deri këtu nuk ka asnjë lajm të jashtëzakonshëm, por ai që vjen nga gjermania është një bombë e vërtetë.
Arsenali dhe Junajtidi, Europa është si melhem për “plagët”!
Kritikat kanë qenë të forta këto kohë për dy skuadrat e lavdishme. Arsenali dhe Mançester Junajtidi kanë qenë elita e futbollit anglez në vitet 1996-2004, por sot hosanatë janë kthyer në “kopaçe”, sidomos në Premier Ligë. Për fat, ekziston Liga e Europës, një kompeticion kontinental më i lehtë se Championsi, ku mund të arrihen fitore,
Haland, gjigandi që ka magjepsur futbollin botëror
‘Kënga ime e preferuar është himni I Ligës së Kampioneve-kështu është shprehur Erling Braut Haland. Ai është gjigandi I vogël që ka magjepsur futbollin botëror; është një lojtar 19 vjecar, 1.94 m I gjatë që ka treguar shumë karakter e sidomos aftësi në shënimin e golave. Statistikat janë në anën e tij; 20 gola sezonale
Libertadores, Gabigol con Flamengon në finale, Interi fërkon duart
Gabriel Barboza ‘Gabigol’ bëhet sërish protagonist I Flamengos. Këtë radhë sulmuesi Brazilian shënoi dy gola në derbin me Gremion që Flamengo e fitoi 5-0 në Kupën Libertadores duke I dhënë mundësinë skuadrës së tij të presë biletën për në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit amerikanolatin, dicka që nuk ndodhte prej 38 vitesh.
Me eksploziv për në stadium, një autobus tifozësh ndalohet nga policia
Mund të ndodhte edhe ndonjë tragjedi në impiantin e Frankfurtit, në ndeshjen e Ligës së Europës. Policia gjermane ndaloi një autobus të tërë me tifozë belgë, pasi gjatë kontrollit u gjetën 2.5 kg eksploziv. Tifozët u ndaluan në qytetin e Ahenit, ndërsa ata po drejtoheshin për në stadiumin e Frankfurtit ku Standardi i Liezhit ndeshet
River Plejt, trajneri Gajardo shkon nga rekordi në rekord
River Plejt festoi në mbrëmjen e së martës teksa siguroi finalen e Kupës Libertadores për të dytin vit radhazi edhe pse humbi në gjysmëfinalen e dytë ndaj Boka Xhuniors 1-0 në Bombonera. Vitin e kaluar, River Plejti fitoi titullin e katërt në Kupën Libertadores dhe nëse kjo do të ndodhë sërish, atëherë do të forcohet
Spanjë, futbollistet hyjnë në grevë: Plotësisht sportiste, jo për gjysmë dite
Futbolli I Femrave në Spanjë është gati të hyjë në grevë, gjë që do të ndodhë në fillim të muajit dhjetor. Futbollistet duan që të njihen si të tilla; kërkojnë një kontratë kombëtare që akoma nuk ekziston dhe që të trajtohen si sportiste me kohë të plotë dhe jo part-time. Kjo do të bëntë që
Mbape shënon ‘hat-trick’ dhe…mund Messin; është lojtari më I ri me 15 gola në Champions
Hyn në pjesën e dytë dhe ndryshon rrjedhën e lojës; Kilian Mbape ishte protagonisti I madh I sfidës mes Paris Sën Zhermenit dhe Klub Bryzhit e mbyllur me rezultatin 5-0 pas dy golave të Ikardit dhe 3 të sulmuesit francez. Një tregolësh që I dhuron ‘fëmijës së tmerrshëm’ edhe një rekord të jashtëzakonshëm që e
Inter Miami, Bekam prezanton projektin e stadiumit të ri.
Devid Bekam nuk ka kohë për të humbur për skuadrën e tij Inter Miami dhe bën prezantimin e megaprojektit të stadiumit të ri të skyuadrës. Bëhet fjalë për një projekt me dizenjo të pasur dhe ambicioz që nuk përfshin vetëm impiantin ku do të luhen ndeshjet, por edhe të gjithë zonën e madhe përrreth tij.
Absurditet në Athinë; tifozë me hunj pushtojnë fushën në Olimpiakos-Bajern
Skena të shëmtuara, në kufijtë e së frikshmes u panë në ndeshjen e Youth League mes skuadrave të 19 vjecarëve të Olimpiakosit dhe Bajernit të Mynihut. Disa tifozë ultras grekë hynë në fushën e lojës, pak minuta nga fundi I sfidës kur gjermanët kryesonin 4-0 të pajisur me hunj dhe tymosëse që I lëshuan në